Shkup, 8 korrik – Pas një sëmundje të gjatë sot në Shkup vdiq Jasmina Spasovska, gazetare shumëvjeçare në fushën e kulturës.
Spasovska ka punuar si gazetare në TV24 Lajme, ndërsa paraprakisht ishte pjesë edhe e ekipit gazetaresk të televizionit A1.
“Në karrierën e saj gazetareske, Spasovska ka mbuluar tema të cilat kanë për qëllim afrimin e të gjitha ngjarjeve, kulturore, artistike të rëndësishme dhe shoqërore, jo vetëm për opinionin profesional, artistë dhe të gjithë figurat kulturore në vendin tonë, por edhe për adhuruesit e kulturës në TV auditoriumin e përgjithshëm”, informon Shoqata e gazetarëve të Meqdonisë.