Sot është ndarë nga jeta, në moshën 73 vjeçare, Muharrem Idrizi, njëri nga kuadrot më të shquara të Radio Televizionit të Prishtinës, njofton TV21.
Ai nisi punën e tij në TVP, që në hapjen e këtij mediumi dhe punoi në redaksinë e programit arsimor-shkollor deri në mbylljen e TVP-së, në vitin 1990.
Ai gjithashtu ka punuar një kohë të gjatë edhe në Tv ART Tetovë dhe së fundmi punoi edhe në komunën e Tetovës.