Nish, 23 dhjetor – Shtetasja e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti në Leskovc kur autobusi doli nga rruga me udhëtarë nga Maqedonia, ndërroi jetë mbrëmë në Qendrën Klinike në Nish, njoftoi Tanjug.
Kjo është viktima e katër nga ky aksident i cili ndodhi më 16 dhjetor, në të cilën gjashtë persona morën lëndime të lënda, ndërsa 32 më të lehta.
S.T. së bashku edhe me një udhëtare tjetër në Spitalin në Nish kanë qenë në aparate për frymëmarrje. Në këtë klinikë janë sjellë edhe katër udhëtarë me lëndime më të rënda, gjendja e të cilëve është stabilizuar.
Autobusi i kompanisë “Eurobus” të Strugës më 15 dhjetor në orën 19:00, është nisur nga Manastiri për në Vjenë dhe rreth orës 1:40 të mëngjesit të javës së kaluar u përmbys në afërsi të Leskovcit. Kur ndodhi aksidenti kanë rënë reshje intensive të dëborës.