Vjenë, 22 korrik – Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Jukio Amano ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, bëri të ditur pres shërbimi i organizatës.
“Sekretariati i ANEB-it me keqardhje e informoi opinionin për vdekjen e drejtorit të përgjithshëm Jukio Amano”, theksohet në kumtesë.
Jukio Amano ka lindur në Jugavarë, në prefekturën japoneze Kanagavë, më 9 maj të vitit 1947. Ka mbaruar fakultetin juridik në Universitetin e Tokios, ku pastaj në vitin 1972 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Specializimi i tij ka qenë çarmatimi dhe mospërhapja e armëve bërthamore. Në vitin 1973-1974 e ka vizituar edhe Universitetin në Franc-Konte, ndërsa në vitin 1974-1975 edhe Universitetin në Nicë.
Në MPJ japoneze ka punuar në pozicione të ndryshme të larta, Nga viti 2005 ka qenë ambasador japonez në ANEB, ndërsa më 1 dhjetor të vitit 2009 ishte zgjedhur drejtor i përgjithshëm i ANEB-it, organizatë të cilën e ka udhëhequr deri në vdekje.