Shkup, 17 korrik – Pas një sëmundje të shkurtë, sot në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë Dragi Arsov, ish-deputet dhe nënkryetar i parë i Kuvendit.
U lind në vitin 1937 në Koçan. Kreu Fakultetin për shkenca politike.
Dragi Arsov është edhe njëri nga themeluesit e partisë politike VMRO-DPMNE dhe nënshkrues i Deklaratës së pavarësisë.
Arsov prej vitit 1998 deri në vitin 2002 e kreu funksionin e zëvendësministrit të Informatave.(koha.mk)