Ka ndërruar jetë ish zv/ambasadori në Tiranë, Shenoll Devaja. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Fejsbuk, Shpend Devaja, vëllai i Shenollit. “Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vëllai im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhenet. Varrimi bëhet nesër pas namazit të ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair”, shkruan Shpend Devaja.