Shkup, 5 tetor – Kandidati i pavarur për këshilltar në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi, i cili i plagos më 26 shtator në Kërçovë, ndërroi jetë nga plagët e marra në stomak. Informacionin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kosta Petrov, i cili theksoi se Abazi i është nënshtruar plagëve sot rreth orës 4 të mëngjesit. Abazi është sulmuar pas shpine, derisa ishte me shefin e shtabit të tij zgjedhor, Destan Abdiu, i cili gjithashtu ishte nën shënjestrën e sulmuesit. Sulmi ka ndodhur në qendër të Kërçovës. Abazi disa ditë ishte në gjendje kritike në Repartin për trajtim intensiv në klinikat e Shkupit. Ai kishte lëndime serioze në organet abdominale, shtyllën kurrizore dhe boshtin e shtyllës kurrizore. Ende nuk janë zbuluar motivet për vrasjen e tij, megjithëse bashkë me Abazi, u plagosën edhe dy të tjerë.