Los Anxhelos, 4 mars – Aktori amerikan, Lluk Peri ndërroi jetë sot në moshën 52-vjeçare. Peri ka qenë i njohur për rolin e Dillanit në serialin “Beverli Hills 90210”. Ai u hospitalizua para tre ditëve për shkak të goditjes në tru.
Paradokohe, rrjeti televiziv Foks zyrtarisht konfirmoi se do të xhirohen episode të reja të serialit “Beverli Hills”.