Shkup, 19 dhjetor – Mbështetje e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për implementim më të lehtë të ligjeve dhe përforcim i dialogut publiko-privat, është qëllimi i projektit të ri katërvjeçar, me të cilin për herë të parë në drejtim të miratimit të rregullores më të mirë të biznesit, kapacitetet i mbajnë Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedoninë Veriperëndimore (OEMVP) dhe Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese (MASIT). Siç thanë në konferencën për shtyp drejtuesit e odave me rastin e fillimit të projektit, ligjet viteve të fundit, në vend që ta lehtësojnë dhe thjeshtësojnë punën e kompanive, në mënyrë shtesë e komplikojnë. Shpesh ndërrohen, nuk janë të kuptueshme dhe për shkak të kësaj, vështirë mund të përcillen. “Në vitin 2015 Kuvendi mori 541 ligje nga të cilët 57 për qind brenda natës, pa konsultime publike. Edhe pse kjo ka qenë në drejtim të përmirësimit të rregullores, megjithatë, u tregua si sfidë e madhe për bizneset, që orvatjet e tyre të përshtaten drejt ndryshimeve të bëra”, theksoi drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stain. Ai përmendi nevojën e konsultimeve të përhershme, transparente mes institucioneve shtetërore dhe biznesit, sepse kështu, theksoi do të aprovohet rregullore më e mirë, më lehtë e kuptueshme për kompanitë dhe më e thjeshtë për zbatim. Në fjalimin e tij, drejtori i misionit të USAID në Maqedoni, Stain theksoi se “USAID e përkrah zhvillimin ekonomik të Maqedonisë në 25 vitet e fundit. Qëllimi jonë kryesor është të përmirësojmë konkurueshmërinë e bizneseve të vogla dhe të mesme, të ju ndihmojmë të rriten dhe të krijojnë vende të reja të punës”. “Kjo është herë e parë që tre odat ekonomike në Maqedoni të bashkohen për të zbatuar një projekt që synon përmirësimin e rregullativës afariste. Kjo sinergji paraqet një precedent të mirë, sepse zëri i bizneseve tona do të jetë “më i zëshëm” dhe përfshirja e komunitetit të biznesit më e gjerë. Ky projekt dëshmon se perspektivat tona mund të jenë të ndryshme, por problemet janë të njëjta; ne mund të dallojmë në trajtimin e çështjeve të rëndësishme për bizneset, por kemi të njëjtin mision – zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit”, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së. Projekti “Partneritet për rregullore më të mirë të biznesit” është me vlerë prej 1,9 milionë dollarëve, ndërsa e financon USAID-i. Do të fokusohet në bujqësi, tekstil, IT dhe ndërtimtari. Këto katër sektore praktikisht do të shërbejnë si model për zhvillim të masave të mëtutjeshme për harmonizim me rregulloren dhe për zhvillimin e dialogut publik-privat në sektoret tjera. Projekti do të jetë i fokusuar kryesisht në katër sektorët: bujqësi, tekstil, teknologjitë informative, turizëm dhe ndërtimtari, meqë këta sektorë janë të përfshirë në të gjithë rajonet gjeografike të Maqedonisë. Për realizimin e aktiviteteve të projektit në katër vitet e ardhshme, nga SHBA përmes USAID do të investohen 1.902.511 dollarë amerikan.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.