Bruksel, 1 korrik 2019 (MIA) – Liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së nuk arritën kompromis për pozicionet udhëheqëse në institucionet e Unionit, për shkak të së cilës pas 18 orëve bisedimeve e ndërprenë Samitin e filluar mbrëmë dhe vazhdimin e tij kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk e ka caktuar për nesër në orën 11.
Samiti filloi mbrëmë dhe pas negociatave maratone që në formate të ndryshme kanë zgjatur gjithë natën, vazhdoi sot me mëngjes pune.
Siç lajmërohet nga Brukseli, vendet anëtare duhet të arrijnë marrëveshje më së voni deri nesër pasdite apo të mërkurën, kur mbahet seanca konstituive e Parlamentit Evropian në Strasburg, ku duhet të konfirmohen nominimet.
Kryetari i përbërjes paraprake të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani paralajmëroi se pa dallim të rezultatit të seancës së Këshillit Evropian, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë të mërkurën në të cilën do ta zgjedhë njeriun e parë.
Informacioni i fundit i cili mbërriti deri te mediat para se të përfundojë Samiti i sotëm është se po shqyrtohet opsioni për kryetar të Komisionit Evropian të emërohet socialdemokrati Frans Timermans, kryetare e Këshillit Evropian të jetë bullgarja Kristalina Georgieva, për përfaqësues të lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri kanë qenë të pranueshëm kryeministri i tanishëm belg, Sharl Mishel apo komisarja për konkurrencë, Dankata Margaret Uestager, derisa gjermani Manfred Veber nga Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe liberali belg Gi Uerohofstat do ta ndanin kryesimin me Parlamentin Evropian, nga dy vjet e gjysmë secili.
Edhe pse Manfred Veber duhej të emërohej kryetar i KE-së konform procesit të “kandidat udhëheqës”, sepse partia e tij fitoi në zgjedhjet evropiane në numra absolutë, kandidatura e tij ishte e papranueshme për një sërë vendesh anëtare, në krye me Francën, e cila konsideron se procesi nuk ka legjitimitet pa lista zgjedhore transnacionale.
Kundërshtarët e Veberit konsiderojnë se edhe EPP nuk duhet automatikisht ta ndërmarrë këtë funksion duke pasur parasysh atë se ka humbur numër të konsiderueshëm të ulëseve në Parlament në dobi të liberalëve dhe të të gjelbërve në zgjedhjet, ndërsa ka vetëm një ulëse më shumë se socialistët dhe nga liberalët në Këshillin e BE-së, trupi ku janë të përfaqësuara vendet anëtare të BE-së.
Sipas burimeve diplomatike, kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar të bëjë lëshime në këtë pjesë dhe për kryetar të Komisionit Evropian të emërohet Timermans, por rezistenca ka arritur para së gjithash nga liderët e vendeve të Evropës Lindore, mes tjerash për shkak të faktit se ai si nënkryetar i tanishëm i KE-së i angazhuar për sundimin e të drejtës i udhëheq procedurat kundërvajtëse kundër Hungarisë dhe Polonisë. Në këtë rast, një numër i madh i vendeve të Evropës Lindore konsiderojnë se funksioni kryetar i Komisionit Evropian duhet t’i takojë Partisë Popullore Evropiane si fituese e zgjedhjeve evropiane.
Ky është Samiti i tretë me radhë ku liderët nuk arrijnë të dakordohen për pozicionet e ardhshme udhëheqëse në institucionet evropiane.(koha.mk)