Ndërpritet qarkullimi hekurudhor Veles- Gjevgjeli

Shkup, 2 tetor 2018 – Qarkullimi hekurudhor Veles – Gjevgjeli prej sot do të ndërpritet për shkak deformimeve të paraqitura në urën e betonit që gjendet mes stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuriçani.

Siç kumtojnë nga HM Transport, ndërprerja do të zgjatë deri në përfundimin e sanimit të defektit.

Ndërkohë, trenat të cilët kanë qarkulluar në relacionin Shkup – Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas.