Komunikacioni transportues hekurudhor në Maqedoni duhet të funksionojë pasdite në orën 16:00, ndërsa prej nesër edhe ai i udhëtarëve, me çka ndërpritet protesta dyjavore e të punësuarve. Këtë e deklaroi përfaqësuesi i personelit makinerik në Hekurudhat e Maqedonisë Transport Dushko Çakaroski pas takimit të sotëm me u.d. drejtorin e HM Transport Igor Korunoski. Sipas Çakarovskit, makinistët janë të kënaqur nga marrëveshja e arritur dhe sot në mënyrë lineare do t’ju paguhen nga 10.000 denarë nga pjesa e dytë e pagës për janarin. Pjesën e parë të pagës të punësuarit e kanë marrë dje. Është dakorduar që paga për muajin shkurt të paguhet deri në fund të marsit që të mos vijmë në situatë që më 5 prill sërish ta bllokojmë komunikacionin hekurudhor, deklaroi Çakarovski.
Paraprakisht, sot paradite, vendim që të kthehen në punë sollën edhe të punësuarit nga punëtoria për mirëmbajtjen e FM Transport. Diç deklaroi Gjoko Ilievski nga bordi iniciues për protestën, me Korunoskin kanë dakorduar që gjysmën e dytë nga paga e janarit ta marrin gjatë javës së ardhshme, ndërsa pagën për shkurtin ta paguajnë tërësisht deri në fund të këtij muaji. Për shkak të protestës në hekurudhë, që zgjatë më shumë se dy javë, dhe me të cilën u kërkua pagesë e plotë e pagës së janarit, tërësisht është bllokuar komunikacioni hekurudhor transportues dhe ai i udhëtarëve. Gjatë protestës dorëheqje ka dhënë drejtori i përgjithshëm i HM Transport Nikolla Kostov, ndërsa u.d. drejtor u vendos Igor Korunoski, Përveç udhëhehqësisë së HM Transport, apele që të ndërpritet protesta për shkak të dëmeve edhe për hekurudhën edhe për ekonominë kanë dhënë Qeveria, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe kompanitë kliente nga të cilat një pjesë informuan se do të vijnë në gjendje për ta ndërprerë prodhimtarinë sepse përmes hekurudhës e kryejnë furnizimin e përgjithshëm të lëndëve të para.