Ndeshja mes Rosario Central dhe River Plate ka qenë ndër më të çuditshmet. E filluam me një gol të bukur të shënuar nga Quintero, ndërsa më pas ishte një femër gjysmë e zhveshur që doli në fushë në shenjë proteste për dhunën që ushtrohet në ndeshjet e futbollit ndaj tifozëve në Argjentinë.
Një moment tjetër është veçuar në fund të ndeshjes, ku për herë të dytë është dashur të ndërpritet loja sepse një qen ka zbritur në fushë. Për më tepër, që e gjen aty vendin e përshtatshëm për të lënë një jashtëqitje dhe më pas lojtarët detyrohen ta nxjerrin me forcë jashtë fushe.
A dog taking a shit on the pitch and temporarily evading capture at Rosario Central vs River Plate pic.twitter.com/ycuFadVHII
— Footballers with animals (@ftbllrswanimals) February 14, 2019