Ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit në Vodno, Bashkia e Shkupit bën thirrje për debat (Video)
Share
SHARE
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, sot informoi se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno deri në përfundimin e procesit të dialogut dhe debatit.
Ai i ftoi në debat përfaqësuesit e organeve kompetente shtetërore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, si dhe përfaqësuesit e shoqatave qytetare të cilët treguan shqetësim. Debati do të mbahet të hënën (3 shtator) në orën 13:00 në hapësirat e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndërtimi i gazsjellësit në Vodno shkaktoi shqetësim dhe reagime në opinion. Para fillimit të aktiviteteve ndërtimore vijuan bisedime intensive me aktivistët dhe me qytetarët e shqetësuar dhe u kërkuan zgjidhje të përbashkëta alternative me kompromis. Pikërisht si rezultat i këtyre bisedimeve arritëm të luftojmë për zvogëlimin e gjerësisë së trasës së gazsjellësit prej 25 në 10 metra dhe ndryshime të trasës në një pjesë prej katër kilometrave. Por edhe krahas kësaj, është e dukshme se në opinion ende ekziston shqetësim për një trasë të tillë dhe për ndërtimin e gazsjellësit. Për këto arsye Bashkia e Shkupit vendosi të hënën në orën 13.00 në hapësirat e Këshillit të Bashkisë të organizojë dialog dhe debat”, shtoi Shilegov./Telegrafi/
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.