Lajme të këqija mbërrijnë nga Ligue 1, ku Metz-Lyon është ndërprerë në minutën e 30 të pjesës së parë. Shkaku kanë qenë disa fishekzjarre që kanë goditur portierin mik Anthony Lopes, i cili sapo kishte pësuar gol, si dhe ndaj fizioterapistit të Lyon-it, që hyri në fushë për të ndihmuar lojtarin. Pas 45 minutave pezullim, arbitri ka marrë vendimin për ndërprerjen e takimit. Lopes, siç ka bërë të ditur klubi i Lyon-it në faqen e tij zyrtare, është dërguar në spital për ekzaminime të mëtejshme. I pashpjegueshëm gjesti i tifozëve të Metz, skuadra e të cilëve ishte në avantazhin e një goli të realizuar mjeshtërisht nga i riu Hein. “Ndeshja është ndërprerë përfundimisht-shkruan klubi i Lyon në adresën e tij në Twitter – do të riluhet apo do të jepet fitorja në tavolinë kjo mbetet për t’u parë”.