Ndërpritet mandati i prokurorëve te PSP-së, Joveski mund përsëri t’i aktivizojë

Shkup, 16 shtator – Këshilli i Prokurorëve publik sot duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë speciale publike. Të shtunën, prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim është shkarkuar njëzëri nga anëtarët e Këshillit, njofton Koha.mk

Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski i cili nëse vendos, ka mundësi prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr lëndët t’ua ndajë përsëri.

Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit.

Pasi Prokuroria publike para disa ditësh i kërkoi lëndët e PSP-së nga Prokuroria speciale publike në mënyrë ekspres janë përgjigjur se janë të gatshëm t’i dorëzojnë lëndët pas të cilave veprojnë me gjitha dosjet dhe dëshmitë.

Shqetësim dhe pasiguri për statusin e saj kanë paraqitur edhe personeli profesional, administrativ dhe ndihmës- teknik i PSP-së dhe ka kërkuar ndihmë nga Bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë pjesë e proceseve të formimit të kësaj prokurorie dhe aktorët politik në vend. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në deklaratën për MIA ka thënë se gjatë kohës së bisedimeve për Ligjin e Prokurorisë publike kanë propozuar të punësuarit në PSP të transferohen në Prokurorinë republikane publike. (koha.mk)