Shkup, 21 mars – Koordinimi mes kryesuesit të Parlamentit, Trajko Veljanovski me deputetin Talat Xhaferit të BDI-së, Afrim Gashin e Lëvizjes BESA, Ilija Dimovskin e VMRO-së dhe Oliver Spasovskin e LSDM-së është ndërprerë për të vazhduar në ora 15:30, shkruan gazeta KOHA. Ndërprerja e koordinimit ka ardhur pasi përfaqësuesit e partive kanë kërkuar kohë për të propozuar emrat për anëtarë të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, ndërsa se kur mund të caktohet seanca parlamentare, nuk është diskutuar fare. Zyrtarisht tashmë dihet se VMRO do të ketë 6 anëtarë, LSDM 5, BDI dhe BESA nga një anëtarë, derisa shumica do ta zgjedh kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. (koha.mk)