Shkup, 15 shkurt – Duke filluar prej sot e deri më 22 shkurt, në periudhën prej orës 8:00 deri 11:00 dhe prej orës 13:00 deri 15:30, do të ndërpritet komunikacioni në rrugën magjistrale në pikën kufitare Bllaca e Poshtme – Hani e Elezit drejt Prishtinës.
Siç njoftoi MPB-ja, ndërprerja është për shkak të punëve ndërtimore. (koha.mk)