Shkup, 13 dhjetor-Të burgosurit e burgut të Idriozës, kanë njoftuar se ndërpresin grevën e urisë. Këtë vendim ata e kanë marrë pas takimit me drejtorin e burgut i cili i ka siguaruar se do të ketë takim me Qeverinë, me cka do t’ua propozoj kërkesat e tyre, raporton Tv Telma.
Revota e të dënuarve në burgun e Idrizovës u aktualizua pas njoftimit se amnistia do ti përfshi të akuzuarit e 27 prillit. Në mesin e kërkesave tyre numërohen edhe zëvednësimi i dënimeve me burg të përjetshëm me dënim të caktuara kohor, revizion të të gjitha proceseve gjyqësore për të cilët vlerësojnë se janë montuar dhe regullim evropian të statusit të të burgosurve nga shtet e huaja.