Shkup, 21 mars – Konsumatorët nga rruga “Cërvena Voda” në komunën Qendër prej orës 09:00 do të mbeten pas ujë të pijshëm. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me ujë është kryerja e një intervenimi në rrugën “Dane Krapçev” nr 22 në Debar Maallë. Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit nga ana e ekipeve të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet Shkup.