Shkup, 6 shkurt – Për shkak problemeve teknike në rrjetin elektro energjetik, sot pa rrymë do të mbeten pjesë të Qendrës, Gjorce Petrovit dhe Kisella Vodës, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup.
Nga ora 8 e 30 deri në orën 11 e 30 pa rrymë mbeten banorët e rrugës “Zagrebska”, nga ora 8 e 30 deri në orën 15 banorët e rrugës “Crnagorska”, ndërsa nga mesdita deri në orën 15 banorët e rrugës Hristo Tatarcev.