Shkup, 18 dhjetor – Shfrytëzuesit e bulevardit “Koço Racin” nr.17 në lagjen Qendër, do të mbeten pa ujë, informon QRMK.
Pas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, për shkak të ndryshimit të ventilit në bul. “Koço Racin” nr.17, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e një pjese të atij bulevardi prej orës 9:00 deri në përfundim të punëve.