Shkup, 18 prill – Ndërmjetësimi është zgjidhje alternative e kontesteve në mënyrë të civilizuar, përmes këmbimit dhe ruajtjes së argumenteve të palëve kundërshtare dhe gjetjes së zgjidhjes me të cilën të gjithë janë të kënaqur. Shpejtë, në mënyrë efikase dhe më lirë zgjidhje e kontesteve, por edhe besim më i madh për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në botën afariste, janë disa nga përfitimet nga ndërmjetësimi. Aspekt kyç për biznesin është që me ndërmjetësimin sipas parimit të situatës vin-vin në të cilën të dyja palët e kanë ndjenjën e fitimit, mënjanohet dëshira e palës humbëse pas aktvendimit të kërkojë ndonjë vazhdim të procedurës, njofton Koha.
Këto janë disa nga konkludimet nga konferenca e sotme e parë evropiane për ndërmjetësim “Ndërmjetësimi dhe biznesi – me zhvillim të ndërmjetësimit rritet biznesi”, në organizim të Odës së ndëmjetësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Një nga qëllimet strategjike të Qeverisë është mbështetja e procesit të ndërmjetësimit, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në zgjidhje posaçërisht të kontesteve mes subjekteve afariste, si dhe kontesteve të cilat dalin nga marrëdhëniet e punës. Ajo paralajmëroi se është përpunuar ligj tërësisht i ri për ndërmjetësim, si cili pas përfundimit të zgjedhjeve do të lëshohet në procedurë kuvendore.
“Nuk ishte mjaftueshëm e promovuar dhe palët nuk i dinin përfitimet nga ndërmjetësimi. Përparësia në këtë proces është që palët vetë dakordohen dhe arrijnë marrëveshje për ta zgjidhur kontestin. Mosnjohja e përfitimeve, mosafirmimi i ndërmjetësimit ishte një nga shkaqet që ai nuk ishte shfrytëzuar mjaftueshëm”, deklaroi ministrja Deskoska.
Sipas ministrit pa resor, Zoran Shapuriq, ndërmjetësimi mund të jetë mjaft i dobishëm në kuptimin ekonomik. Para se të fillojë ndërmjetësimi, theksoi ai, nevojiten dy parakushte, e ato janë besimi që duhet të fitohet mes palëve, por edhe besimi nga kompanitë vendore dhe të huaja, ndërsa i dyti është përgatitja për kompromis.
Në bazë të përvojave nga miratimi i parë i ligjit në vitin 2006, deklaroi Sllave Mlladenovski, kryetar i Odës së ndërmjetësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rezultatet deri në vitin 2016 ishin zhgënjyese.
Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave ekonomike, konsideron se ndërmjetësimi në këtë moment nuk është mjaft i përfaqësuar në shtetin tonë. Shfaqi shpresë se në dy vitet në vijim me planifikim dhe ndërmarrje të hapave të planifikuar mirë, siç theksoi, do të arrijmë drejt komunitetit afarist, t’i transmetojmë përse ndërmjetësimi është vegël që duhet të shfrytëzohet.
Ndërmjetësit e licencuar përfundimisht me datën 10 prill të këtij viti, treguan hyrje të 1.364 lëndëve në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë. Prej tyre, 79 për qind përkatësisht 1.079 përfunduan me marrëveshje. para së gjithash ato janë kontestet e punës, të cilat 100 për qind përfundojnë me marrëveshje të arritura mes punëtorëve dhe punëdhënësve. Ka pasur konteste ekonomike me 395 ndërmjetës, prej të cilëve 129 apo 32,6 për qind përfunduan me marrëveshje të arritura.
Ambasadori holandez, Vauter Plomp, duke informuar se ndërmjetësimi në vendin e tij shfrytëzohet tashmë 65 vite, theksoi se procesi është qasje pragmatike në ndërtimin e lidhjeve dhe zgjidhjes së dallimeve. Theksoi se ndërmjetësimi konsiderohet si marrëveshje mes dy palëve, në vend të vendimit i cili imponohet dhe duhet të zbatohet.
“Prandaj konsiderohet se ndërmjetësimi është më i dobishëm për marrëdhëniet afatgjate afariste”, tha mes tjerash ambasadori Plomp.
Në konferencë u nënshkrua memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e ekspertëve për ndërmjetësim nga vendi ynë, Rumania, Greqia, BeH, Holanda, Zvicra dhe kryetari i Shoqatës së ndërmjetësve të EJL-së nga Kroacia, Stipe Shola. (koha.mk)