Ndërkombëtarët janë duke negociuar me palët

Ndërkombëtarët janë duke negociuar me palët, por ato janë shumë lrarg dhe situata ende nuk ka asgjë të qartë. Kështu tha Paskal Milo në emisionin “Open” në Top Channel, duke lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje të krizës me ndërmjetësimin e palëve.

Unë kam informacion se ndërkombëtarët por negociojnë, por nuk di detaje. Deri më tani nga aq sa thuhet, palët janë shumë larg, sepse konflikti ka arritur majën maksimale”, tha Milo.

Megjithatë, Milo tha se lëvizjet kanë filluar dhe se do të shtohen edhe më tej, duke përmendur më së shumti ambasadorë dhe jo vetëm.