Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka marrë përsëri vëmendjes e mediave dhe tifozëve të futbollit pas një ndërhyrjeje të tmerrshme në ndeshjen e mbrëmshme kundër Viktoria Plzenit.
Real Madridi arriti fitore me rezultat të thellë 5-0, kundër Viktoria Plzenit si mysafir. Këtë fitore, madrilenët e siguruan përmes dy golave të Karim Benzemas, një goli të Casemiros, një Gareth Bale dhe një Toni Kroos.
Megjithatë, nuk ishte ky rezultat apo njëri nga golat që u komentua më së shumti nga kjo ndeshje, pasi që qendërmbrojtësi 32-vjeçar e kishte goditur bërryl në fytyrë Milan Havelin, i cili kishte rënë menjëherë në tokë duke e mbajtur fytyrën e tij.
Ramos up to his tricks again 🙄 pic.twitter.com/IhWStJC13W
— Shads 🇨🇾 (@Shadders5) November 7, 2018