Një ndërhyrje e ashpër e Valon Behramit gjatë stërvitjes për pak sa nuk rezultoi fatale për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën, i cili më pas ka dalë nga fushë duke çaluar, me ndihmën e mjekëve të Zvicrës. Por mesfushori ka qenë me fat, sepse pas analizave të bëra dje në mbrëmje, është mësuar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe koha e rikuperimit për Xhakën nuk është e gjatë. Ai do të jetë në Botërorin e Rusisë. Në radhët e Zvicrës janë disa futbollistë shqiptarë, ku Xhaka dhe Behrami janë ndër më të mirët e kësaj kombëtareje. Veçanërisht nga Xhaka pritet shumë dhe mungesa e tij në Rusi do të ishte një goditje e rëndë. Por lojtari me origjinë kosovare do të jetë gati në kohë, sipas asaj që raportojnë mediet sportive në Zvicër.