Rreth 22 për qind e të rinjve heteroseksual shfaqin probleme psikosomatike, prej të cilëve 45 për qind janë femra, ndërsa 43% e vajzave janë në gjendje depresioni dhe mendojnë edhe për vetëvrasje. Psikologët rekomandojnë për programe të cilat do të aftësojnë të rinjtë për kontroll dhe ballafaqime me emocionet
Remzije BILALLI
Shkup, 14 nëntor – Njëzet e dy për qind e të rinjve heteroseksual shfaqin probleme psikosomatike, prej të cilëve 45 për qind janë femra, të cilët treguan se kanë probleme psikosomatike më shumë se dy herë gjatë javës. 45 për qind e gjinisë femërore shfaqin nervozizëm ndërsa 27 për qind janë meshkuj, tregojnë të dhënat e fundit nga studimet mbi paraqitjen e simptomave psikopatike tek të rinjtë të cilat i shpjegoi psikologja Ana Propizova, të kryera në Maqedoninë e Veriut. I njëjti studim është kryer dhe në 48 shtete tjera të botës.
Sipas Propizovës, këto studime përveç që paraqesin tregues të mirë për atë se në çfarë gjendje është shëndeti mendor tek të rinjtë në vendin tonë, janë tregues edhe për mos ballafaqimi me emocionet tona që çojnë që tek këta individë të paraqiten simptome psikopatike të cilat manifestohen me kokëdhimbje, dhimbje barku, alergji, vjellje, tension, dekoncentrim dhe të tjera. Ndërkaq këto të dhëna gjithashtu tregojnë se simptomat psikosomatike janë më të shprehura tek gjinia femërore ku kokëdhembje ndjejnë 23 për qind e vajzave dhe 10% e meshkujve, vështirësi në përqendrim rreth 29% femra dhe 16% meshkuj…ndërsa 43% e vajzave janë në gjendje depresioni dhe mendojnë edhe për vetëvrasje.
“Si shoqëri ndërgjegjësimi i jetës emocionale dhe gjendja e shëndetit mendorë tek popullata e re janë në nivel të ulët, prandaj është e nevojshme trajtimi i temave ku do të bisedohet për emocionet dhe aftësi për menaxhimin e emocioneve. Ky është edhe trend botëror që të rinjve tu jepet mbështetje në mënyrë që ata ti zhvillojnë aftësitë se si të ballafaqohen me emocionet e tyre sepse nëse nuk dinë të ballafaqohen dhe ku të drejtohen lehtë këto mund të kalojnë në gjendje depresioni apo të përfundojnë edhe në tentim për vetëvrasje, si formë më e rënd”, tha Propizova. Psikologja Svetlana Asprovska theksoi se në këtë periudhë të kohës të rinjtë reagojnë dhe i përjetojnë në mënyrë më intensive emocionet tyre por edhe të tjerëve dhe sipas saj në këtë drejtim rol kryesor ka ndikim i rrjetet sociale
“Që një fëmijë të mësoj për emocionet e tij e rëndësishme është që ai duhet të kontaktojë individët me emocionet, ndërsa atë që po e bëjnë fëmijët tanë dhe i kushtojnë më shumë rëndësi janë rrjetet sociale ku shohin fotografi në të cilat emocionet janë të momentit dhe janë të rregulluara si për shembull selfiet. Në fotografi ne i rregullojmë emocionet sipas dëshirës dhe në këtë mënyrë askush nuk mund të të njoh se si ndjehesh dhe çfarë emocione ke realisht. Për këtë arsye me qëllim që të arrihet zhvillimi i një individi dhe pjekuria e tij emocionale e nevojshme është komunikimi metë rritu sepse ata emocionalisht janë më të pjekur dhe do të jen më të kuptueshëm”, sqaroi Asprovska.
Nga ana tjetër psikologja Gordana Spiridonova theksoi se kjo gjendje ndikon edhe në shkollë dhe në të shumtën e rasteve mos kontrollimi i emocioneve çon deri tek përleshjet verbale dhe ato fizike si dhe dekoncentrim në të mësuarit. “Në shtetet tjera sa i përket kompetencave emocionale në shkolla, punojnë në atë që ti përshkruajnë emocionet e tyre, motivet e emocioneve të tyre si dhe mënyrat e veprimit. Ekzistojnë edhe programe përkatëse për fëmijët me sjellje më agresive, të etiketuar si problematik dhe delinkuentët si dhe fëmijët të cilët të cilët janë të rrethuar nga një rreth me probleme. E nevojshme është që edhe ne të zhvillojmë programe të tilla, në mënyrë që ti ndihmojmë dhe ti përkrahim të rinjtë ne ballafaqimin me emocionet”, tha Spiridonova.
Ndërsa në këtë temë është zhvilluar edhe projekt në katër shkolla të mesme të Shkupi, ku u mbajtën punëtori që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të mësojnë të rinjtë të njohin veten dhe të ndihmojnë të tjerët në këtë drejtim. (koha.mk)