Rreth 711 fëmijë emigrantë të ndarë nga familjet e tyre në kufirin Amerikë-Meksikë, pavarësisht urdhrit të gjykatës, ende nuk janë bashkuar me familjet e tyre, raporton BBC.
Avokatët e qeverisë amerikane kanë thënë se nuk ka qenë i mundur bashkimi i fëmijëvë me familjet, për arsye se nuk kanë arritur që t’i konfirmojnë lidhjet familjare, apo se kanë hasur në prindër me regjistër kriminal.
Zyrtarët amerikanë kanë ndarë më shumë se 2 mijë e 500 fëmijët nga të rriturit pa dokumente, në kufirin me Meksikën në fillim të këtij viti, në kuadër të politikave me “zero tolerancë” për të luftuar emigrimin ilegal, mirëpo u pezullua nga Presidenti Donald Trump pasi pranoi një varg kritikash.