Tetë vjet pas fillimit të luftës në Siri, ku presidenti Bashar al-Asad mendon se ka ruajtur pushtetin e tij, por regjimi, nën fluksin e të huajve, përballet me një shtet të fragmentuar të shkatërruar nga lufta.
Që nga 15 marsi i vitit 2011, ka pasur më shumë se 360,000 vdekje, dëmi material llogaritet në 400 miliardë dollarë, më shumë se 13 milionë të shpërngulur dhe refugjatë, ndërsa Damasku po përballet me sfida të mëdha ndërsa një e treta e territorit sirian është ende nën kontrollin e tij.
Pasojat e fitores së regjimit mbi rebelët dhe grupet e armatosura në muajt e fundit dhe situata katastrofale ekonomike e kanë tejkaluar frikën për shkak të sigurisë.
Të huajt mbajnë në kontroll një të tretën e vendit
Përveç papunësisë së lartë, mungesës së energjisë elektrike dhe gazit, një shumicë e madhe e sirianëve jetojnë në prag të varfërisë, vlerëson KB-ja.
Ka rënë intensiteti i përleshjeve dhe i vetëquajturi kalifat i grupit të armatosur Shteti Islamik Irak dhe Levant – ISIL është në prag të kolapsit, por përplasja është bërë më e ndërlikuar nga prania e “aktorëve të huaj të fuqishëm që kontrollojnë zona të mëdha” dhe ata mund të qëndrojnë gjatë në Siri , tha Nikolas Heras, një studiues në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane.
Para së gjithash, ata janë Rusia dhe Irani, aleatët e palëkundur të Damaskut, të cilët kanë meritat e tyre të mbijetesës dhe që vazhdojnë të jenë ushtarakisht të pranishëm në Siri.
Eksperti i konfliktit sirian Xhoshua Landis pohon se aktualisht, ndarjet dhe dëshpërimi janë të pranishme në Lindjen e Mesme.
Më shumë se një e treta e vendit është nën kontrollin e vendeve të huaja, të cilat kanë krijuar dhe financojnë milicitë lokale, argumentoi ai.
Idlib dhe marrëveshja turko-ruse
Disa rajone janë shënjestër e Damaskut, duke përfshirë ato që janë nën kontrollin e kurdëve, të cilat deri më tani janë mbështetur nga Uashingtoni.
Krahina e Idlibit “mbron” marrëveshjen turko-ruse, e cila ka penguar ofensivën e regjimit të Asadit, Turqia ka mbajtur pikat e kontrollit dhe patrullimet në atë rajon, si dhe praninë në disa qytete kufitare.
Uashingtoni ka vendosur që të mbajë 200 trupa në territorin sirian, pasi që paraprakisht njoftoi tërheqjen e 2.000 trupave të tij. (Al Xhezira – Doha)