Ndarja nga Xhemaili, shkodranja “flirton” me presidentin e Interit

Modelja shkodrane, Erjona Sulejmani shquhet për fotot e saj të zjarrta në rrjetet sociale, si dhe për marrëdhëniet e ngrohta me futbollistët dhe njerëz të botës së sportit. Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit vendosi t’iu përgjigjej disa pyetjeve të fansve në “Instagram”, teksa nuk ka nguruar t’i “shkelë” syrit presidentit të Interit, Steven Zhang, i cili mesa duket do të jetë objektivi i Erjonës për “flirt”.

Pyetjes së një ndjekësi në “Instastory” në lidhje me presidentin zikaltër, bukuroshja shkodrane iu përgjigj duke vendosur si “emoji” 5 palë sy, duke lënë të hapur gjithçka.

Ajo zbuloi gjithashtu marrëdhënien e ngrohtë me ish-bashkëshortin, të cilin shprehet se e do pavarësisht ndarjes. Ndërkohë e pyetur se kush i pëlqen më shumë mes Ronaldos dhe Dibalës, Erjona ka thënë se nuk ka ndër mend të gjejë një tjetër futbollist.