Shkup, 26 tetor – Në Shkup sonte do të ndahen çmimet për filantropi që i jepen kompanive, shoqatave, fondacioneve, qytetarëve dhe mediave që i ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e komunitetit dhe e promovojnë dhe stimulojnë zhvillimin e filantropisë në Maqedoni.
Çmimet për filantropi realizohen në kuadër të projektit SIGN up for Impact të implementuar nga HORUS si organizatë-anëtare e SIGN- rrjet rajonal i fondacioneve lokale nga Ballkani Perëndimor me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian.