Ndaloni të gjithë! Trafiku është i bllokuar. Ka ndodhur ndonjë aksident? Jo, por kujdes, po kalon një anakondë…! Po, është e vërtetë, ngjarja ka ndodhur në Brazil, teksa zvarraniku gjigant ka kaluar mes për mes në trafikndarëse në një autostradë të Brazilit.
Të gjitha makinat kanë ndaluar, ndërsa ata që kishin zbritur nga mjetet filmonin skenën e paparë. Anakonda doli nga një krah i pyllit dhe kaloi në krahun tjetër. Asnjë nuk u lëndua, përkundrazi, videoja ka bërë xhiron e rrjetit. Shikojeni…
https://www.youtube.com/watch?v=rEnDaVQ4WQg