Qeveria pritet të ndalojë me ligj shitjen e pijeve energjike si dhe atyre të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar për të gjithë personat nën moshen 18 vjecc, pas shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e kafeinës dhe sheqerit të tepërt tek shëndeti i fëmijëve. Projektligji i është dorezuar kuvendit dhe diskutimet do të nisin brenda këtij muaji. Si pjesë e grupit propozues, Erjon Brace zbulon për RTSH-në se ligji do të kufizojë edhe reklamimin e këtyre produkteve. Konsumi i pijeve me kafeinë dhe sheqer të shtuar është rritur ndjeshëm në dekaden e fundit, veccanërisht tek të miturit. Ndaj Organizata Boterore e Shëndetësisë është vënë në alarm, pasi konsumi i tepërt i këtyre pijeve sjell mbipeshë, sjellje hiperaktive apo agresive, krijojn varësi dhe po ashtu dëmtojn shëndetin dentar. Bizneset që tregtojnë pije energjike do ta kenë të detyrueshme që të vendosin tabelën “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nën 18 vjecc” në të njejtën mënyrë si për pijet alkoolike. Në të kundërt subjekti do të gjobitet më 10 mijë lekë. Ndërsa gjoba për të rriturit që shoqërojnë femijen që konsumon pije energjike varion nga 10 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.Vetëm një muaj më parë, Britania e Madhe ndaloi me ligj shitjen e pijeve energjike për të gjithë personat nën moshën 18 vjecc. Ndërkohë në vende si Suedia dhe Norvegjia shitja e tyre bëhet vetëm në farmaci, sikurse ka vende si Danimarka, Uruguaji dhe Turqia që e kanë të ndaluar me ligj shitjen e tyre./RTSH