Shkup, 23 shkurt – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës ka pothuajse në tërë territorin, në disa gryka malore është vendosur ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.
Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se sot në mëngjes, për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së përforcuar vendoset ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor aksi-Mavrovë-Dibër, Manastir-Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavatë, Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë dhe drejtimin rrugor Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair.