Strugë, 17 nëntor – Uji nga ujësjellësi në Strugë është i ndaluar për pirje, për shkak të turbullimit, rritjes së vlerave të ngjyrës së klorit të mbetur që paraqet mundësi potenciale edhe për kontaminim mikrobiologjik të ujit. “Rekomandimi për ndalesën është dhënë në bazë të rezultateve nga analiza e bërë fiziko-kimike e kampioneve të marra nga tre vende: një shkollë fillore, spitali i përgjithshëm i qytetit dhe një shtëpi private, pas paraqitjes paraprake të qytetarëve”, thotë për MIA-n dr.Lidija Simonoska, specialiste e kimisë, udhëheqëse e sektorit për higjienë komunale pranë Institutit për shëndet publik nga Ohrit. Ajo sqaron se klorimi i dyfishtë nuk mund ta ndryshojë gjendjen e tillë të ujit, por se duhet të bëhet edhe pastrim i rrjetit dhe lëshim i ujit nga hidrantët. Paralajmëron se analizat fiziko-kimike do të bëhen edhe në ditët në vijim, por edhe se në mënyrë shtesë do të bëhet analizë mikrobiologjike e ujit. Deri atëherë, thotë, ndalohet të pihet uji nga ujësjellësi i Strugës. Ndalesën për pirjen e ujit e ka dhënë njësia rajonale e Agjencisë për ushqim dhe veterinari, prej ku kërkohet NPM Proakua Ujësjellësi Strugë që të sigurojë ujë të pastër për pirje për qytetarët dhe ta njoftojë opinionin për sigurinë e ujit për pirje.