Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me datën 10.08.2022 në orën 19:20 minuta në rajonin e Draçevës nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Draçevë është privuar nga liria shtetasi F.S. (59) nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit.
Duke vepruar në bazë të denoncimit të datës 09.08.2022 në orën 11:55 minuta, sipas të cilit përgjatë rrugës në drejtim të f. Pagarushë është vërejtur se një person që drejtonte një automjet “Skoda felicia”, me targa të Shkupit, ka zbritur nga vetura dhe me anë të një shkrepëse ka ndezur barin e thatë përgjatë kësaj rruge.
Nga Stacioni Policor i Draçevës bëjnë me dije se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete e nevojshme duke bërë të mundur ndalimin e personit në fjalë. Ndërsa për fikjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e Njësitit Kundër Zjarreve të Shkupit.
Në koordinim me Prokuror Publik pas dokumentimit të plot