Ndalohet i dyshuari 24 vjeçar, pas vdekjes së punëtorit të Bechtel Enka

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 8:30 në mëngjes ngasësi nga pakujdesia, me rrotat e prapme të kamionit ka goditur një punëtor të “Bechtel Enka”, i cili ka pësuar lëndime serioze. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e punëtorit 41-vjeçar nga lëndimet e marra nga goditja e kamionit. I dyshuari 24-vjeçar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore.