Një ish pjesëtar tjetër i UÇK-së është arrestuar me fletarrest te Interpolit Serb. Behet fjale për luftërarin e tri lufterave, Ejup Hoxha nga Drenica.
Informacionin e ka konfirmuar edhe bashkeshortja e tij. Ne një deklaratë për Lajm, ajo ka thene se Ejup Hoxha është arrestuar dje (07.08.2019) nga policia italiane në bazë të fletarrestit nga policia e Serbisë. “Rreth 15 vite jetojmë në Itali dhe nuk kemi pasur probleme deri tani. Apeloj te institucionet kosovare sa më shpejtë të reagojnë, sepse bashkeshorti im mund të ekstradohet në Serbi”, ka deklaruar ajo e tëra në panik.
Dy javë më parë u ndalua edhe Tomor Morina, ish-ushtari i UÇK-së, i sipas kerkeses serbe permes Interpolit.