Qeveria daneze ka miratuar një projekt-ligj që do t’i ndalojë njerëzit nën moshën 18 vjeç të martohen, pasi u pohua se dhjetëra refugjatë të rinj po hyjnë në vend me bashkëshortët ose partnerët e regjistruar. Projekt-ligji, i cili gjithashtu thotë se miturve, që kërkojnë azil dhe janë martuar jashtë vendit, nuk do t’u njihet martesat nga shteti shkruan “The Independent”. Vendimi vjen pasi Ministria e Integrimit vitin e kaluar zbuloi kishte 27 te mitur azilkërkërkues në sistemin danez që kishin bashkëshortë ose partnerë të regjistruar. Sipas legjislacionit të miratuar të enjten, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, përjashtime nga ndalimi mund do të jepen vetëm nëse çiftet mund të sigurojnë një “argument bindës” për martesën e tyre.