Ndalet Bayerni, shpërthen Dortmundi

Bajerni ndalet në barazim në javën e 10 të Bundesligës. 1-1 në shtëpi kundër Hofenheim që mund ti kushtojnë skuadrës së Ancelotit që këtë të dielë mund të arrihen në krye të klasifikimit nga Laipzig. Skuadra e Nagelsman e nisi me kokën lart dhe avantazhi i miqve në minutën e 16 ishte i merituar me Dembirav që në vrapim e sipër mposhti Neuer.

Bajerni në disavantazh u shfaq i ngadaltë, dhe i parashikueshëm,. Më aktivi Robben që në të gatuan barazimin bavarez duke i shërbyer Dougloas Costës në të majtë me brazilianin që krosoi duke detyruar Zuber të shënojë në portën e tij….

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan me Bajernin që mori frenat e lojës por u ndal dy herë nga shtyllat, në goditjen e Hummels me kokë në të 87 dhe më pas ishte Thomas që goditi në të njejtin vend nga një pozocion mjaft i mirë. Përfundoi 1-1 me Hofenheim që mbnetet i pamposhtur.

Pas 4 ndeshjeve pa fituore rikthehet te suksesi Dortmundi. Skuadra e Tuchel fitoi në Hamburg me një rezultat të bujshëm, 5-2. Protagonist i padiskutueshëm Aubameyang që i përgjigjet kritikave që e kanë shoqërtuar këto ditë me bukurinë e 4 golave. Pasdite fantastike për sulmuesin nga Gaboni që u shfaq i papërmbajtshëm, duke nisur spektaklin që në minutën e 4-t. Dyfishimi sërish prej tij në të 23 pas një asisti nga Emre Mor, Vetëm 4 minuta më pas erdhi dhe goli i tretë për ta cuar Dortmundin në dhomat e zhveshjes në avantazh 3-0, në fillimin e fraksionit të dytë erdhi dhe finalizimi i katërt në një ndeshje për tu vënë në kornizë për Aubamyeang.

Kishte vend më pas edhe për një dugolësh në Nicaolai Myller për Hamburgun, mes dy finalizimeve të tij dhe goli i pestë i Dortmundit nga Dembele, për një 5-2 spektakolar të skuadrës së Tuchel, që rikthehet më në fund te buzëqeshja. (Supersport)