Shkup, 12 korrik – Nga ora 12 e deri në orën 15 nesër do të ketë ndalesë për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në autostradën Kërçovë-Ohër afër aksit Presek-Pesoçan.
Arsye për ndërprerjen është kjo se në këtë periudhë kohore do të kryhet minimi i këtij aksi për shkak të depërtimit të autostradës Kërçovë-Ohët.
Ndalesa për qarkullim, siç informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë do të jetë në të dyja drejtimet.