Shkup, 17 prill – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave solli vendim për ndalimin e peshkimit në ujërat për peshkim në periudhën e pllenimit të peshqve për këtë vit.
Ndalesa ka të bëjë për zonat për peshkim dhe zonat rekreative, ndërsa periudha e ndalesës është e ndryshme për çdo lloj të peshkut.
Ndalesa për peshkim në periudhën e pllenimit është propozuar nga koncesionarët që të mundësohet pllenimi natyral i peshqve.