Ndalesë për kamionë edhe në rrugën Gostivar – Kërçovë

Shkup, 6 shkurt – Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës dhe erës së fortë sonte është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë në dy akset rrugore, përcjellë gazeta KOHA.

Siç kumtoi LAMM, ndalesa ka filluar nga ora 17:20 minuta.

Paraprakisht, pasdite në orën 16:30, për të njëjtat arsye u vendos ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër në dy akset rrugore.(koha.mk)