Shkup, 21 mars – Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e fundit e miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për organizimin dhe përkufizimin e kushteve për dorëzim të mallrave në territorin e qytetit të Shkupit;
Me këtë vendim, vendimi i përkohshëm për ndalesën e automjeteve për dërgimin e mallrave në zonën qendrore të qytetit nga ora 7:30 deri 18:00, bëhet e përhershme.
Rikujtojmë, dhjetorin e vitit të kaluar Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendimin e përkohshëm për ndalimin e automjeteve gjatë dërgimit të mallrave në zonën qendrore të qytetit në periudhën nga ora 7:30 deri në 18:00, që vlente deri më 31 mars. Ky vendim u miratua si një nga masat për reduktimin e ndotjes së ajrit të ambientit në Shkup dhe ishte i paraparë edhe me “Rekomandimet e grupit intervenues aksional për masat urgjente kundër ndotjes së ajrit” që u miratua më 15.12.2017 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Me këtë vendim rregullohet trafiku në zonën e më të ngushtë të qytetit me rrugët e mëposhtme:
– bul. “Ilinden” (nga rruga “Franklin Ruzvelt” deri te bul. “Goce Dellçev” .
– bul. “Goce Delçev” (nga bul. “Ilindeni” deri te rruga “Lazar Liçenovski”)
– rruga “Llazar Licenovski”
– bul. “Nikola Karev” (nga “Lazar Ličenovski” deri te “Belasica”),
– rruga “Belasica ”
– rruga “Nikola Karev” (nga rruga Belasica deri te bul. “Brigada e 3-të maqedonase”
– bul. “Brigada e 3-të maqedonase” (nga rruga “Nikola Karev” deri te rruga “Prolet”)
– rruga “Prolet” (nga bul.”Brigada e 3-të maqedonase” deri te bul. “Maqedonia”),
– bul “Maqedonia (nga rruga” Prolet “deri te rruga “Pavel Shatev “),
– rruga “Pavel Satev” (nga bul. “Maqedonia” deri te rruga “Jordan Mijalkov”),
– rruga. “Jordan Mijalkov”,
– rruga “Vasil Gjorgov (nga rruga” Jordan Mijalkov” deri te rruga “Franklin Ruzvelt”) dhe
– rruga Franklin Ruzvelt;