Gianluigi Donnarumma do ta ketë të vështirë të harrojë ndeshjen ndaj Juventus. Jo sepse ekipi i tij fitoi, pasi ata humbën, por për takimin e tij me Cristiano Ronadon. Për Rai Sport, gardiani i ri i Milanit u shpreh: “Ky ishte një moment i madh, unë gjithmonë kam luajtur “PlayStation” kundër tij.
Për çfarë biseduam ne? Asgjë, më vinte shumë turp”. Ronaldo edhe pse nuk zhvilloi një ndeshje të mirë, arriti t’i shënonte portierit , i cili tashmë është grumbulluar me kombëtaren e Italisë. Italia do të luajë kundër Portugalisë, por Donnarumma nuk do të ketë fatin të takojë përsëri CR7, pasi ai nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar.