Një jetë kushtuar të rinjve, në shërbim dhe kërkim të vazhdueshëm për talentet “puro”. Në moshën 83 vjeç, Mino Favini, për 25 vite përgjegjës i sektorit të të rinjve të Atalantas pas vuajtjeve të gjata, është ndarë nga jeta.
Ka qenë sulmues me Medan, Comon, Brescian, Atalantan dhe Reggianan.
Njeri i futboll dhe nuhatës i lojtarëve me prespektivë. Lista është e gjatë. Në fillim te Como, pastaj në Bergamo: Borgonovo, Zambrotta, Morfeo, Pazzini, Bonaventura, Caldara, Conti për të kujtuar disa.
Pa harruar këtu Taçhinardi, Montolivo, Gabbiadini, Zaza, Pellizzoli, vëllezërit Zenoni, Donati, Consigli dhe Bellini.