Eshtë ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare illi muzikor i viteve të 80-ta, George Michael. Ai vdiq të dielën e 25 dhjetorit 2016 “Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i tij. Këngëtari i hiteve “Faith”, “Careless Whisper” dhe “Last Christmas,” ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Anglisë. Këngëtari i cili emrin e vërtetë e ka Georgios Kyriacos Panayiotou ka shitur më shumë se 100 milionë albume gjatë gjithë karrierës së tij gati 40 vjeçare. Këngëtari u gjet i vdekur në krvatin e tij dhe ish menaxheri i tij tha se shkaku i vdekjes ishte një infarkt. Në të kaluarën Michael është përballur më një pneumoni të rëndë që e vuri në koma në vitin 2011. George Michael, i lindur si Georgios Kyriacos Panayiotou në Londër, fillimisht u bë i famshëm me duetin Wham! me partnerin e tij, Andrew Ridgeley.