Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta gazetari i njohur, profesori universiteti Ganimet Klaiqi. I ndjeri prej vitesh ka punuar në të përditshmen “Koha Ditore”.
Viteve të fundit gazetari Klaiqi ishte i angazhuar si profesor. Ai është lindur më 26 janar 1965 në Poliçkë të Kamenicës Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë si edhe studimet Master i ka mbaruar po ashtu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.