Është ndarë nga jeta aktori i njohur turk, Mehmet Uslu.
57-vjeçari humbi betejën me kancerin në mushkëri, ndërsa iu dha lamtumira e fundit në vendlindjen e tij në Akşehir.
Tri ditë më parë ai ishte dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndërroi jetë ditën e diel.
Në Shqipëri ai njihet si aktor në serialin”Lugina e Ujqërve” si edhe “Mes dy Dashurish” ku luajti rolin e Selim Demirhan.
Miq, kolegë por edhe njerëz të thjeshtë ishin pjesëmarrës në varrimin e tij, ndërsa e kujtojnë atë si një njeri profesionist dhe me integritet të lartë./sot