Alan Markovitz, 59-vjeç nga Detroit pasi u divorcua nga bashkëshortja, u hakmor në mënyrën më ironike. Burri u nxor jashtë nga shtëpia me vendim Gjykate dhe vendosi të transferohet në një apartament që ndodhet përballë me ish atë të bashkëshortes. Por kjo nuk mjafton. 59-vjeçari vendosi që të instalojë përpara kopshtit të shtëpisë një statujë gjigante, me gishtin e mesit të dorës. Ai kishte menduar gjithçka që ta bënte hakmarrjen sa më perfekte. Statuja ishte vendosur në një pozicion të tillë, që të shihje nga kushdo që kalonte aty pranë. Por nuk mbaroi me kaq:burri ka menduar që ta bëjë statujën sa më të dukshme edhe natën. Kështu që u vendosi disa drita dhe i tërë projekti i hakmarrjes kushtoi 7 mijë dollarë.